Vjershë për Dimrin – Dimri me borë
E bukur është natyra
E mbuluar me borë,
Fëmijët shkojnë në shkollë
Me çanta në dorë.
Të gjithë ata fëmijë
Lozin nëpër oborre,
Gëzimi i tyre është i madh
Kur gjuhen me topa bore.
Ti vogëlush i vogël
Adhuro këtë dordolec,
Në kokë e ka kapelën
Hundën e ka si spec.
Fëmijët po gëzohen
Kur Babadimri vjen,
Dimri është ftohtë
Bora po shkëlqen.
Kur vjen dimri me borë
Zbret temperature,
Fëmijët rrëshqasin me
saja e ski
Drejtë poshtë te ura.
Luljeta Shala, sh.f. “Nëna Terezë”, Mitrovicë