Vjosa Osmani godet Selmanajn: Jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, s’duhet të lodhemi duke treguar të vërtetën për masakrat

loading...


Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reguar ashpër pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Osmani ka kujtuar masakrat makabre që kanë ndodhur në Kosovë për të cilat thotë se s’ duhet të lodhemi kurrë së treguari të vërtetën për familjet e viktimave.

“andaj secili njeri racional në Kosovë, kurrë s’ duhet të lodhet së treguari të vërtetën e së ngrituri zërin për njerëzit që humbëm si rezultat i politikave gjenocidale të Serbisë. Ne s’ jemi lodhur e s’ do të lodhemi kurrë së dëgjuari familjet e viktimave, pasi ata e tregojnë të vërtetën e Kosovës. Mirëpo jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët tregojnë mosdurim ndaj së vërtetës e ndaj familjeve të viktimave, atëherë tolerancë ndaj politikave mohuese të Serbisë!

Postimi i plotë:

E vërteta prej të cilës s’ lodhemi kurrë!

Mbi 13 mijë civilë janë vrarë nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin fëmijë. Mbi 13 mijë njerëz sot s’ janë, në mënyrë që ne të kemi më shumë zë, në mënyrë që lirshëm të mund ta ngrisim atë zë. Përtej detyrimit politik, si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve është mbi të gjitha obligim njerëzor e human që këtë zë ta ngrisim për viktimat dhe familjet e tyre. Çdo ditë, në çdo vend e para cilësdo palë. Se

Në varrezat masive në Serbi, u gjetën pjesë të trupave të civilëve, shumica prej të cilëve gra (përfshirë gra shtatzëna) e fëmijë, u gjetën lodra, receta barnash, rroba fëmijësh, e gjësende të tjera të njerëzve tanë, të pafajshëm, të cilët u vranë në mënyrat më mizore vetëm pse ishin shqiptarë.
Gjetja e mbetjeve mortore në një lokacion në Rashkë të Serbisë, disa ditë më parë, rikthen vëmendjen te 1643 personat e pagjetur, për të cilët akoma familjet presin në antkh dhe për të cilat s’ ka informacion as shteti i Kosovës. Serbia kërkon që të shtyhet zhvarrosja e tyre, pasi dëshiron të vazhdojë të fshehë krimin. Fshehja e fakteve është krim në vete, ndaj çfarëdo vonese në këtë plan, është krim i dyfishtë. Veprimet gjenocidale të Serbisë në Kosovë akoma s’ kanë marrë përgjigje. Pranimi i fajit, kërkimfalja dhe vendosja e drejtësisë janë tri parakushtet për stabilitet, fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme!

andaj secili njeri racional në Kosovë, kurrë s’ duhet të lodhet së treguari të vërtetën e së ngrituri zërin për njerëzit që humbëm si rezultat i politikave gjenocidale të Serbisë. Ne s’ jemi lodhur e s’ do të lodhemi kurrë së dëgjuari familjet e viktimave, pasi ata e tregojnë të vërtetën e Kosovës. Mirëpo jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët tregojnë mosdurim ndaj së vërtetës e ndaj familjeve të viktimave, atëherë tolerancë ndaj politikave mohuese të Serbisë!

Për të gjithë ata që pyesin “Çfarë ka Kosova për t’i dhënë Serbisë si kompromis në dialog”, përgjigja jonë, njëzëri, duhet të jetë: Dëgjoni rrëfimet e familjeve të viktimave. Kosova s’ ka asgjë tjetër për të dhënë. Kosova ka dhënë më të shtrenjtit e saj…Ka dhënë fëmijët e saj. Kjo është e vërteta të cilën s’ do të lodhemi kurrë duke e treguar!



Related posts