Vjosa Osmani propozon rezolutë kundër qëndrimeve të Listës Serbe

loading...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka propozuar dy pika për të hyrë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Propozimi i parë ka të bëjë me një rezolutë të këtij Kuvendi.

Pika e parë është rezoluta me katër pika.

  1. Kuvendi i Kosovës ri konfirmon se Kushtetua e Republikës së Kosovës karakteri unitar i Republikës së Kosovës sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial janë të pacenueshme. Çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit Kushtetues kundër sovranitetit tonë dhe kërcënon themelet e shtetësisë së Kosovës.
  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ri konfirmon se të gjitha subjektet politike qofshin ato në qeveri apo opozitë kanë për obligim të punojnë në përputhje me kushtetutën e vendit duke mos rreziku pozicionin dhe interesat shtetërore të Republikës së Kosovës karshi Republikës së Serbisë.
  3. Kuvendi fton qeverinë e Republikës së Kosovës që mos të lejojë asnjë anëtar të saj të jetë i përfshirë apo angazhuar aktivisht në fushatën diplomatike politike të Serbisë kundër Republikës së Kosovës. Kuvendi kërkon nga qeveri të shkarkojë gjithë ata anëtar të qeverisë që bëhen pjesë e përpjekjeve të tilla.
  4. Po qe se qeveria s’ largon këta anëtar në afat brenda 1 jave do të iniciohet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individual që kanë cenuar rendin kushtetues dhe sovranitetit e vendit.

Osmani tha se pika e 4 e kësaj reyolute ka të bëjë me deklaratën shumë specifike me deklarimin e Listës Serbe Goran Rakiq, i cili është zëvendëskryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës ku ai thotë sipas Osmanit se i përkrah përpjekjet politike dhe diplomatike të presidentit Vuqiq për ta kthy kKsovën dhe Metohinë.

kurse propoyimi tjetër i Osmani ka të bëjë me nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid 19.

“Në situatën në të cilën po kalon Kosova projektligji për parandalimin dhe luftimin e covid 19 është jo vetëm i nevojshëm por i domosdoshëm”, tha Osmani.

Osmani tha se tani e kanë një opinion nga ana e qeverisë që ka qenë i detyrueshëm që të procedojnë në Kuvend edhe pse është dashtë të presin sipas saj gati 1 muaj.

“Në mënyrë që ne mos të presim vonesa nga ana e Kuvendit të bëjmë shmangie të rregullores nga procedurat e rregullta. Propozimi është që ta vendosim sot ne rend dite e mos të presim dy javë vetëm për lexim të parë dhe komisionit për shëndetësi ti japim kohë një javë për ti bërë amandamentimet e nevojshme”, tha ajo.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *