Vlerësimi ‘sekret’ i kandidatëve për bord të KOSTT-it

loading...


Deputetet e Kuvendit të Kosovës, sot, pritet të votojnë për bordin e KOSTT nga një list prej 12 kandidatëve, të cilët janë zgjedhur në mënyrë sekrete nga komisioni vlerësues.

Vlerësues i përbër nga deputetët: Endrit Shala, Pal Lekaj, Ferat Shala, Elbert Krasniqi, Doruntinë Maloku dhe Zoran Mojsiloviq kanë arritur, për dy ditë, t’i intervistojë 27 kandidatëve që kanë aplikuar për 5 pozita në bordin e KOSTT-it, institucion i cili mbi 2 vjet është pa bord.

Pas përfundimit të intervistimit të të gjithë kandidatëve, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Endrit Shala, ka kërkuar nga koordinatori i Komisionit që t’i fotokopjojë 6 fleta, me emrat e 27 kandidatëve të intervistuar, por pa emrat e deputetëve në to.

Kjo praktikë është bërë në mënyrë që secili prej deputetëve të poentojnë kandidatët por të mos bëhet e ditur se cili deputet me nga sa pikë i ka vlerësuar kandidatët. Ky proces s’ është kundërshtuar nga asnjë anëtar i Komisionit vlerësues.

Po ashtu, kryetari i Komisionit, Endrit Shala, ka kërkuar nga monitoruesja e BIRN që të largohet nga salla ku do të bëhej vlerësimi. Gjatë kohës së vlerësimit dhe hartimit të listës me kandidatët që janë dërguar në Kryesi të Kuvendit, në sallë kanë qenë vetëm deputetët e Komisionit vlerësues dhe koordinatori i komisionit parlamentar.

Kjo mënyrë e poentimi është bërë në fund të procesit të intervistimit, pra vlerësimi është bërë pasi janë mbajtur 27 intervista.

Përvec vlerësimit ‘sekretë’, anëtarët e komiisonit vlerësues s’ janë sfiduar për t’i argumentuar pikët e dhëna për kandidatë, sic ndodh në konkurset që zhvillohen me asistencë të specialistëve britanikë. Kjo mënyrë e vlerësimit bën që anëtarët e Komisionit të mos sfidohen për t’i argumentuar pikët e dhëna. Një mënyrë e tillë e vlerësimit është e paprecedent për konkurset e mëparshme për pozitat e larta drejtuese nëpër institucionet e Kosovës. Kjo ka bërë që kandidatët të vlerësohen me maksimumin e pikëve të mundshme.

Gjatë vitit të kaluar ishte zhvilluar një proces i rekrutimit për bord të KOSTT i zhvilluar me asistencë të BDO-së, kompania angleze që ofronte mbështetje profesionale për rekrutimin e pozitave të larta. Ai proces ka qenë transparent dhe secili anëtarë i komisionit vlerësues është obliguar që t’i arsyetojë pikët e dhëna për kandidatët. Poentimi ishte bërë pas çdo kandidati, kurse secili prej anëtarët është obliguar t’i arsyetojë pikët e dhëna.

Por, ky proces i rekrutimit kishte dështuar, meqë i Kosovës për gjashtë muaj s’ kishte arritur të votojë kandidtët e propozuar dhe miratuar edhe nga BDO-ja. kurse, me shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, ishte anuluar.

Konkursi i ri për drejtorë të Bordit të KOSTT-it është shpallur më 22 shkurt nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që udhhiqej edhe në atë kohë nga Agim Veliu. Konkursi ka qenë i hapur deri më 22 mars . Më 10 qershor 2020, Paneli ka shqyrtuar aplikacionet për pozitën drejtor të Bordit të KOSTT. Ky s’ është zhvilluar me asistencë të Ambasadës Britanike, pasi memorandumi i ri me është nënshkruar vetëm më datë, 2 korrik 2020.

Pas poentimit të kandidatëve, është thirrë mbledhja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, të cilët e kanë miratuar raportin dhe lista me 10 kandidatët u dërguan në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, e përbërë nga 7 burra dhe 3 gra: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Dobruna – Kryeziu, Saranda Sadriu – Mehmeti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Gjelosh Vataj, Ajrinë Gashi – Hamdiu.

Por, Kryesia e Kuvendit e kishte kthyer prapa listën e parë me 10 kandidatë, për shkak të mosrespektimit të kuotës gjinore. Në mbledhjen e Komisonit për Ekonomi, të mbajtur më 28 qershor, listës prej 10 kandidatëve iu shtuan edhe dy të tjerë, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti.

Dodaj ishte kandidati i parë që kishte mbetur jashtë listës prej 10 kandidatëve që shkojnë në dhe ishte radhitur i 11-ti. Tre kandidatët, Arben Dodaj, Betim Elezaj dhe Fadil Abdullahu kanë pasur pikë të njëjta por vlerësues ka vendosur që të përzgjidhen sipas renditjes alfabetike. kurse Hyrmet Mydyti ishte gruaja e vetme jashtë listës me 10 kandidatë. Ajo ishte radhitur e 23-ta nga 27 kandidatët e intervistuar nga .

Tashmë lista me 12 kandidatët që presin votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës përbëhet nga 8 burra dhe 4 gra: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Dobruna – Kryeziu, Saranda Sadriu – Mehmeti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Gjelosh Vataj, Ajrinë Gashi – Hamdiu, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti.

Pikët maksimale për një kandidat kanë qenë 30 pikë, maksimumi i pikëve nga secili anëtar i bordit për një kandidat ishte 5. Prej 27 kandidatëve që kanë aplikuar 12 shkojnë në Kuvendin e ku do të zgjidhen 5 drejtorë të Bordit të KOSTT-it. Pozita e anëtarit të 6-të të bordit të KOSTT do të shpallet në ditët në vazhdim për një pjesëtar të pakicave në .

Poentimi i 12 kandidatëve që do të votohen në seancën e Kuvendit është si në vijim: Kushtrim Krasniqi – 30 pikë, Jeton Mehmeti – 29 pikë, Ali Hamiti – 28 pikë, Nebih Zariqi – 28 pikë, Pranvera Dobruna – Kryeziu – 25 pikë, Saranda Sadriu – Mehmeti – 25 pikë, Xhavit Buzhala – 24 pikë, Ibrahim Krasniqi – 24 pikë, Gjelosh Vataj – 24 pikë, Ajrinë Gashi – Hamdiu – 22 pikë, Arben Dodaj – 21 pikë dhe Hyrmet Mydyti – 16 pikë.

Diskriminimi i kandidatëve në kohë dhe pyetje të intervistës

Komisioni vlerësues s’ i ka bërë pyetjet e njëjta të gjithë 27 kandidatëve të intervistuar më 15 dhe 16 qershor.

14 kandidatët që janë intervistuar ditën e parë janë përballur me pyetje të ndryshme nga 13 kandidatët e ditës së dytë të intervistimit. Për më tepër, të gjitha pyetjet, sidomos ato të ditës së parë, janë lidhur me shumë me prezantimin e vetë kandidatit, por s’ ka pasur pyetje që lidhen me fushëveprimtarinë e ndërmarrjes, aspektet strategjike apo pyetje të kompetencës.

Përveç diskriminimit në pyetje, kandidatët janë diskriminuar edhe në kohën e intervistimit. Komisioni ka vendosur që një intervistë të zgjas 30 minuta por 14 prej intervistave të mbajtura kanë zgjatur me pak se 15 minuta. E pesë prej tyre kanë zgjatur vetëm 10 minuta. Vetëm një 2 intervista nga 27 të tilla kanë zgjatur sipas kohës së planifikuar të komisionit. Intervista më e gjatë ka zgjatur 40 minuta.

Kohëzgjatja e intervistave është larg më e vogël se sa intervistat e bëra nëpër shumë procese ku kanë marrë pjesë edhe BDO-ja, kur kjo intervistë zgjaste 1 orë.

Animet e anëtarëve të Komisonit

BIRN ka evidentuar një anim të hapur të disa prej anëtarëve të komisionit vlerësues me kandidatë të caktuar. Në një rast, gjatë parashtrimit të pyetjes nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala për kandidatin Ibrahim Krasniqi ai tha “e njoh qe një jetë të tërë, e kam edhe vendas, me qenë mundësi s’ të kisha bo hiç pyetje por qe, po u dashka me të bo pyetje”. Kandidati në fund të procesit të vlerësimit ka hyrë në mesin e 12 kandidatëve që janë dërguar në . BIRN s’ ka pasur qasje në vlerësim për të parë Me kusht që afërsia e Shalës me kandidatin Krasniqin ka ndikuar në poentim.

Rasti tjetër është përsëritur me kandidatin Ali Hamiti, vëllain e ish-deputetit të -së, Sabri Hamiti. Gjatë intervistimit, deputetët Ferat Shala dhe Pal Lekaj s’ i kanë parashtruar pyetjet e tyre aspak për kandidatin Ali Hamiti. Deputeti Ferat Shala tha “fat dhe shëndet, na ke nderu. Unë po du me thy shabllonin, tërhiqem prej kësaj pyetjes. uroj fat dhe shëndet, unë e mora përgjigjen time” kurse deputeti Pal Lekaj tha “as unë s’ po bëj pyetje, përgjigja u konsumua më herët. Ju përgëzoj për punën”.

Disa kandidatë të cilët kanë aplikuar në këtë për anëtarë të bordit të KOSTT, kanë aplikuar edhe në konkursin e kaluar ku ka qenë e përfshirë edhe BDO dhe janë vlerësuar më shumë. Kandidati Enis Berisha sipas Komisionit aktual është vlerësuar me 18 pikë dhe është radhitur i 19-i në listë, kurse në konkursin e kaluar ishte vlerësuar me 24.8 pikë dhe ishte radhitur i 3-i.

Kandidatit Sejdi Rexhepi sipas Komisionit aktual është vlerësuar me 21 pikë dhe është radhitur i 14-i, kurse në konkursin e kaluar ishte radhitur i 8-i dhe ishte vlerësuar me 20.5 pikë.

Kandidati Neron Berisha sipas Komisionit aktual është vlerësuar me 20 pikë, dhe është radhitur i 15-i, kurse në konkursin e kaluar ai ishte vlerësuar me 19.3 pikë dhe ishte radhitur i 11-i, duke hyrë në listën prej 12 kandidatëve që ka shkuar në Kuvendin e Kosovës.

kurse kandidati Nebih Zariqi nga Komisioni aktual është vlerësuar më shumë se nga komisioni i kaluar. Zariqi nga Komisioni aktual është vlerësuar me 28 pikë dhe është radhitur i 4-i, kurse nga Komisioni i kaluar ai është vlerësuar me 20.3 pikë dhe ishte radhitur si kandidati i 9-të me më shumë pikë.

‘Politizimi’ i bordit të KOSTT

KOSTT është ndërmarrje publike, prandaj anëtarët e bordit nevojitet të jenë të pavarur ashtu siç ceket në nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Pika k e nenin 17 të Ligjit thotë se një person s’ konsiderohet i pavarur dhe s’ kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP Me kusht që: “k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;”.

nevojitet të sigurohet që para se të hedhë në personat që kanë hyrë në listë të ngushtë të sigurohet se të njëjtit janë të pavarur siç kërkohet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

paktën njëri nga personat që ka hyrë në listën e ngushtë, gjatë vitit të kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se është në pozitën e këshilltares së Kryeministrit. Është fjala për Pranvera Dobruna – Kryeziun, emri i të cilës është dërguar në Kuvendin e Kosovës për .

Dobruna – Kryeziu, ka qenë kandidate e -së në zgjedhjet e vitit 2014. Dobruna në tetor të vitit 2017 është emëruar nga ish-kryeministri Ramush , udhëheqëse e ekipit negociator të Kosovës në procesin e ndërmjetësimit për borxhet, të cilat ia ka Kosovës për alokimin e të kapaciteteve interkonektive. Dobruna – Kryeziu është emëruar nga në tetor të vitit 2017 si ka këshilltare e jashtme në Zyrën e Kryeministrit.

Kandidati i tretë, Ali Hamiti është vëllai i Sabri Hamitit, ish-deputetit të -së, kandidati i katërt, Nebih Zariqi, ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës nga radhët e -së. Aktualisht është ndërtues në dhe pronar i kompanisë “Standarti”.

Kandidati Xhavit Buzhala është i punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kurse kandidati Ibrahim Krasniqi ka qenë Sekretar i Përhershëm në MTI gjatë viteve 2007-2009.

Kandidati i 9-të në listë, Gjelosh Vataj, ka qenë anëtar bordi në KRU , së fundmi ka qenë anëtar i Bordit të - ut, nga ku është shkarkuar nga Qeveria Kurti në muajin prill.



Postime të ngjashme