Votat e deputetëve për amendamentet për koeficientët e punëtorëve shëndetësor

loading...





Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Naser Rugova në profilin e tij në Facebook ka postuar listat me votat e deputetëve të parlamentit të Kosovës për amendamentet ose  shtojcat që përmban një ndryshim të ligjit të pagave ose projektligjit me qëllim që të plotësohet a të përmirësohet ligji i pagave dhe me këtë edhe koeficientët e punëtorëve shëndetësor.

Ai në postimin e tij shkruan se ka pasur informata jo të sakta lidhur me votimin e amendamenteve për koeficientët e punëtorëve shëndetësor
Deputeti Rugova vazhdon shkrimin e tij duke shkruar se për hirë të korrektësisë dhe transparencës po e bëj publike votën e deputetëve për amendamentin e komisionit parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale që përfshijnë kërkesat e të gjithë punonjësve të të gjitha profileve të sistemit shëndetësor.
Pro këtyre amendamenteve kanë votuar deputetët: Fadil Beka, Sala Berisha Shala, Time Kadrijaj, Vjosa Osmani Sadriu, Labinot Tahiri, Teuta Rugova, Arban Abrashi, Haxhi Avdyli, Korab Sejdiu, Naser Rugova, Armend Zemaj, Slobodan Petroviç, Albulena Balaj Halimaj, Dardan Sejdiu, Albin Kurti, Adem Mikullovci, Liburn Aliu, Bekim Haxhiu.
Ajo që bie në sy është mosvotimi fare i kryetares së Komisionit për Shëndetësi Besa Baftiu.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të Deputetit Naser Rugova
Të nderuar punonjës shëndetësor,
Ka pasur informata jo të sakta lidhur me votimin e amandamenteve për koeficientët e punëtorëve shëndetësor. Për hirë të korrektësisë dhe transparencës po e bëj publike voten e deputetëve për amandamentin e komisionit parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale që përfshijnë kërkesat e të gjithë punonjësve të të gjitha profileve të sistemit shëndetësor.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *