Vrasja në Gjakovë, arsyetimi i Gjykatës për dënimin e të akuzuarit me 16 vjet burg

loading...

Në tetë faqe aktgjykim, Gjykata e Gjakovës ka dhënë arsyetimin për 16 vjet burgim që i dha Esat Bajramit, i akuzuar për vrasjen e Arlind Hanës.

Para dhënies së këtij dënimi, i pandehuri e kishte pranuar fajësinë për akuzën që i vihej në barrë.

Prokuroria pretendon se Esat Bajrami, më 1 nëntor të vitit 2017, në qebaptoren “Toni Burger” në Gjakovë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Arlind Hanën, 30 vjeç.

Ai kishte shprehur pendim të thellë për veprën që kishte kryer.

“Po t’i kisha 100 jetë s’ do ta bëja këtë veprim, por do ta falja, do të kisha dëshirë që Arlindi të ishte gjallë dhe unë të isha në vendin e tij ngase unë tani jam duke vuajtur dënimin bashkë me vuajtjet shpirtërore dhe i kërkoj falje nga zemra familjes së të ndjerit Arlind Hanës”, kishte thënë ai.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata ka marrë për bazë rrethanat rënduese dhe lehtësuese. Ndër këto rrethana rënduese është dashja direkte për privimin nga jeta të tani të ndjerit Arlind Hanës, pasi që i njëjti kishte gjuajtur tre herë në drejtim të viktimës, kurse ajo lehtësuese është pranimi i fajësisë dhe pendimi i tij.

Përveç këtij dënimi, Gjykata ka obliguar të akuzuarin në pagesën e shpenzimeve procedurale në shumën prej 1.521 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 400 euro, 50 euro në emër të programit për kompenzimin e viktimave të krimit si dhe dënimin plotësues konfiskimin e armës bashkë me 5 fishekë.

kurse, pala e dëmtuar në këtë rast – babai i të ndjerit Arlind Hanës, Nazmi Hana, ishte udhëzuar në kontest civil për kompenzimin e dëmit.

Ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, në Gjykatën e Gjakovës, pasi që i akuzuari ishte dënuar me 18 vite burgim për vrasje e armëmbajtje pa leje.

Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se Gjykata e Gjakovës në rigjykimin e këtij rasti nevojitet të vërtetojë Po qe se vepra penale është kryer në gjendje të efektit të tronditjes së rëndë mendore, apo i akuzuari i ka kuptuar veprimet e tija në kohën e kryerjes së veprës penale.

Në aktakuzë thuhet se për shkak të një mosmarrëveshjeje që e kishin i ndjeri më të pandehurin, për shkak të motrës së tij të mitur, i pandehuri kishte hyrë në qebaptore dhe kishte pritur derisa të largohen të gjithë klientët.

Esat Bajrami fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm  për vrasjen e Arlind Hanës.

Ai gjendet në paraburgim nga data 1 nëntor 2017.

Ndaj tij ishte kërkuar që të bëhej edhe një ekspertizë psikiatrike.

Në një nga seancat e mbajtura në Gjykatën e Gjakovës kishte dëshmuar edhe E.B. motra e mitur e të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, më 1 nëntor të vitit 2017, në qebaptoren “Toni Burger” në Gjakovë, Esat Bajrami, me dashje ka privuar nga jeta Arlind Hanën, 30 vjeç.

Në aktakuzë thuhet se për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte i ndjeri me të pandehurin, për shkak të motrës së tij të mitur, i pandehuri kishte hyrë në qebaptore dhe kishte pritur derisa të largohen të gjithë klientët.

Pasi që i pandehuri kishte mbetur vetëm me të ndjerin, kishte nxjerrë revolen e tipit “CZ” dhe kishte qëlluar tre herë tani të ndjerin, të cilit i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse, thuhet në aktakuzë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *