Vrasja në Marmull, dëshmitari rrëfen momentin e dorëzimit në polici të të akuzuarit Alfred Gjugja


loading...

Për vrasjen e Tunë Bezhit në fshatin Marmull të komunës së Gjakovës, ku të akuzuar janë babë e bir, Prek Gjugja dhe Alfred Gjugja, sot u dëgjuan dëshmitarë.

Kjo vrasje dyshohet të ketë ndodhur si shkak i një konflikti rreth një prone.

Alfred Gjugja i akuzuar për tre vepra penale, për vrasjen e Tunë Bezhit, për vrasjen në tentativë të Anton Nikollës dhe armëmbajtje pa leje, kur kishte dalë para gjyqit s’ ishte deklaruar për akuzat që i vihen në barrë.

Këto veprime, i akuzuari Alfred Gjugja i kishte bërë në shtëpinë e Anton Nikollës, pasi që kishin shkuar në shtëpinë e tij për të biseduar rreth një prone, që në konflikt ishte familja Gjugja dhe Tunë Bezhi.

ndërsa Prek Gjugja, i akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprës së vrasjes, ishte deklaruar i pafajshëm.

Sot, dëshmitari Zef Kita, tregoi se Tunë Bezhi i kishte thënë dëshmitarit që Prek Gjugjës t`ia përcjell fjalët “lem rehat me tokën, atë e kam blerë nga vëllau yt Martin Gjugja”.

“Tunë Bezhi më ka thirrë në telefon dhe më ka thënë thuj Prekes Po qe se don hajde te Anton Nikolla të mirremi vesh. ndërsa Preka tha që fajet i ka vllau i tij Martini, që ia kishte shitë tokën pa e pyetur atë”, tha dëshmitari Zef Kita.

Sipas dëshmitarit, vëllau i të akuzuarit Prek Gjugja, Martin Gjugja ia kishte shitur tokën Tunë Bezhit pa u konsulltuar me vëllaun e tij Prekën.

Zef Kita tregoi se kur kishin shku te Anton Nikolla, ata s’ kishin arritë asnjë marrëveshje rreth asaj toke.

“Unë jam larguar i pari me veturë dhe situata s’ ka qenë aq e tensionuar, aty në oborr kemi nejt gjys ore. Kur kam hec me veturë diku 20-30 metra, veq kur kam dëgjuar krismën dhe kur jam kthy tek vendi i dukurisë, i kam pa të shtritë Antonin edhe Tunën”, deklaroi Zef Kita.

Ai tha se kur kishte ikur me veturë, Tuna s’ ka mund ta lëvizë veturë e tij pa e largu Prekë Gjugja, ngase ka qenë udha me vështirësi për t’u kaluar.

Më pas, dëshmitari Tunë Gojani tregoi se natën e 12 marsit të vitit të kaluar, i akuzuari Alfred Gjugja e kishte thirrur në telefon që të paraqitej në Polici.

“Atë ditë në ora 8 në mbramje, më ka thirrë Alfredi dhe më ka thënë hajde se ka ndodhë një rast e hajde merren që të dorëzohem në Polici. Ai ka qenë i shqetësuar dhe më ka thënë që e ka plagos Anton Nikollën dhe e ka përmend që aty ka qenë edhe Tunë Bezhi”, deklaroi dëshmitari Tunë Gojani.

Ai tregoi se gjatë udhës, Alfredi kishte pasur rrobat e lagura dhe armën me veti si dhe kishte kërkuar ta njoftoj avokatin Ndrec Dodaj, që i njëjti t’i shkonte në Polici.

Tunë Gojani, tregoi se çka kishte thënë Alfred Gjugja, kur kishte mbërritur në Polici.

“Unë erdha me u dorëzu, qe armën dhe a ka mundësi me i ndrru teshat se i kam të lagura dhe po du me u përshëndet me familjen time”, këto ishin fjalët e Alfred Gjugjës, tha dëshmitari Tunë Gojani.

Ky gjykim pritet që të vazhdojë me datën 2 tetor për daljen në vend të dukurisë në fshatin Marmull të komunës së Gjakovës dhe me datat 13 e 14 tetor me dëgjimin e specialistit mjekoligjor dhe dëshmitarëve të tjerë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast. Gjatë ditës së djeshme kanë dëshmuar edhe dëshmitarë të tjerë.

Sipas aktakuzës, më 12 mars 2019, në fshatin Marmull të komunës së Gjakovës, pranë shtëpisë së Anton Nikollës, i akuzuari Alfred Gjugja ka privuar nga jeta tani të ndjerin Tunë Bezhi.

Aktakuza shpjegon që pas një mosmarrëveshje pronësore që ka pasur i ndjeri Tunë Bezhi nga Martin Gjugja, vëllai i të akuzuarit Prek Gjugja, kishte blerë një parcelë toke, për të cilën tokë s’ ishte pajtuar familja e të akuzuarit.

Atë ditë në shtëpinë e Anton Nikollës, ishin mbledhur për të biseduar rreth qështjes së pronësisë, Tunë Bezhi, Zefë Kita, Lekë Bezhi dhe Prek Gjugja, mirëpo të njëjtit s’ kishin arritur marrëveshje- thuhet në aktakuzë.

Pas mospajtimit, i akuzuarit Prekë i kishte telefonuar djalit të tij Alfredit dhe i kishte treguar që s’ kishin arritë asnjë marrëveshje, e më pas i akuzuari Alfred kishte marrë pushkën automatike, me të cilën kishte gjuajtur 12 herë në drejtim të veturës së Tunë Bezhit.

Aktakuza thotë se më pas Tunë Bezhi për tu larguar nga i akuzuari Alfred, kishte dalë nga vetura por i akuzuari Alfred kishte gjuajtur në drejtim të viktimës, duke e goditur në abdomen në pjesën e poshtme, e duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Alfred Gjugja ka tentuar ta privojë nga jeta edhe të dëmtuarin Anton Nikolla, ngase i njëjti kishte tentuar ta parandalojë Alfredin, por kishte marrë një plumb në këmbën e majtë nga i akuzuari Alfred Gjugja si dhe ishte goditur me kodak të pushkës.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se i akuzuari Alfred kishte ikur në drejtim të Rezinës dhe pas pas bisedës me Tunë Gojanin ishte kthyer në shtepinë e tij dhe pastaj ishte dorëzuar në Polici.

ndërsa i akuzuari tjetër, Prek Gjugja, akuzohet se me dashje ka ndihmuar djalin e tij Alfredin për kryerjen e veprës penale të vrasjes.

Për Prek Gjugjën, aktakuza thotë se i njëjti të akuzuarit Alfred, i ka krijuar kushte për kryerjen e veprës, ngase i ka treguar për mos arritjen e marrëveshjes për çështjen pronësore.

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Gjykata e Gjakovës në muajin mars 2019, pas aprovimit të kërkesës së Prokuroriaë, kishte lënë Alfred Gjugjajn në paraburgim.

I pandehuri Alfred Gjugja dyshohet të ketë privuar nga jeta Tunë Bezhi duke lënë të plagosur edhe Anton Nikollën, për qështje pronësore, e njëkohësisht kishte rrezikuar jetën e Zef Kitës dhe Lek Bezhit.

Ky rast kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, pasi që Tunë Bezhi kishte blerë një tokë nga vëllau i të dyshuarit Mark Gjugja, për të cilën tokë s’ ishte pajtuar i pandehuri Alfred Gjugja.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *