Vrasjet dhe zhdukjet e mjekëve gjatë luftës së UÇK-së sipas PHR

Shkëputur nga muri i profilit në FB të Dr. Salih Krasniqit

VRASJET DHE ZHDUKJET E MJEKËVE GJATË LUFTËS SË UÇK  SIPAS PHR

loading...

Pjesë nga libri “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në QKUK nga forcat policore dhe ushtarake të serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 ” faqe 34-36
Vrasjet dhe zhdukjet e mjekëve

Gjatë periudhës shkurt 1998 deri në shkurt 1999, PHR ka dokumentuar tri vrasje jashtëgjyqësore të mjekëve dhe një i cili ishte zhdukur. Provat tregojnë se së paku dy prej tyre ishin bërë cak për arsye se ishin mjekë. Në të gjitha rastet, provat tregojnë se forcat serbe ishin përgjegjëse. Vrasja dhe zhdukja e këtyre mjekëve terrorizoi komunitetin mjekësor të shqiptarëve të Kosovës dhe në atë kohë shërbeu si një përkujtues i vazhdueshëm për mjekët për rreziqet të cilat i bartë me vete ushtrimi i detyrave të mjekut.

• Dr. Lec Ukaj (i njohur prej shumicës si Dr. Leci) ishte një mjek i mirënjohur shqiptar etnik i cili drejtonte objektin shëndetësor në Drenas. Më 26 maj 1998, kur forcat serbe hynë në Drenas, Dr. Leci me familjen e tij ikën në Gradicë. Në Gradicë ai ndihmoi UCK-në për themelimin e spitalit fushor për t’u kujdesur për luftëtarët e tyre dhe për fshatarët të cilët po iknin nga sulmet serbe. Më 22 shtator, një sulm me granatime afër Gradicës detyroi Dr. Lecin dhe kolegët e tij që të evakuoheshin nga spitali fushor. Për tri ditë, Dr. Leci dhe kolegët e tij, fshatarët dhe pacientët e plagosur u fshehën në male, me granatime të vazhdueshme rreth tyre. Gjatë kësaj kohe policia bastisnin në fshat duke e kërkuar Dr. Lecin. Dëshmitarët kanë treguar se policia u ishte kërcënuar njerëzve dhe u kishte thënë se Dr. Leci i kishte trajtuar terroristët dhe se ai do të vritej nëse do ta gjenin. Dr. Leci, vëllai i tij dhe dy të afërm tjerë meshkuj vrapuan nëpër male për t’i ikur policisë. Dr. Leci ishte kapur, ishte vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar. Forcat serbe e kishin pyetur Dr. Lecin se cilën dorë e kishte përdorur për të operuar dhe, pas përgjigjes së tij, i kishin prerë dorën e djathtë.
• Dr. Nuredin Zejnullahu ishte një mjek shqiptar i spikatur në qytetin e Pejës. Më 18 nëntor 1998, tre njerëz të armatosur të cilët flisnin serbisht, të veshur në stilin e policisë serbe, erdhën në shtëpinë e tij për ta kërkuar. Ata kapën djalin e tij 16 vjeçar në oborr, u sulën brenda shtëpisë dhe urdhëruan pjesën tjetër të familjes që të rreshtoheshin në korridor. Dr. Zejnullahu zbriti nga shkallët, kapi djalin nga duart e njerëzve të armatosur dhe i hodhi ata jashtë dhe mbylli derën. Njerëzit e armatosur hapën zjarr me kallashnikovë nëpër derë. Disa plumba depërtuan në ijën e majtë dhe në gjurin e djathtë të Dr. Zejnullahut/ Deri sa ishte dërguar më në fund në spital, ai ishte pa puls dhe pa tension gjaku të dallueshëm. Një ekip i mjekëve serbë dhe shqiptarë u munduan që ta ngjallnin, por të shtënat me armë i kishin shpërthyer arterien e femurit e tij, gjë që kërkonte aftësitë riparuese të një kirurgu të enëve të gjakut. Familja e tij kërkoi nga autoritetet serbe që ta transportonin me helikopter në Prishtinë ku kishte kirurg vaskular, por ata refuzuan, duke u arsyetuar me terrin e natës dhe me kushtet e sigurisë. Dr. Zejnullahu vdiq në një auto ambulancë në rrugë për Prishtinë.
• Dr. Xhevat Gashi ishte vrarë në janar të vitit 1999, gjithashtu në zonën e Pejës. Herën e fundit ishte parë duke shkuar në punë në qendrën e emergjencës afër Pejës, trupi i tij ishte gjetur nga policia serbe e Kosovës në rrugën Mitrovicë – Pejë. Sipas OSBE-së, ai ishte vrarë me një të shtënë në kokë nga arma e zjarrit dhe kishte pasur djegie truri që janë karakteristike për stilin e vrasjeve nga afërsia. Përgjegjësia për vdekjen e tij nuk është përcaktuar.
• Dr. Hafir Shala është zhdukur më 10 prill 1998 pasi ishte ndaluar nga autoritetet serbe në rrugën Drenas – Prishtinë. Sikur shumë profesionistë shëndetësor në Kosovë, Dr. Shala ishte angazhuar edhe në sistemin serb edhe në sistemin e shqiptarëve të Kosovës: ai punonte në objektin shëndetësor qeveritar në Drenas gjatë ditës dhe si mjek vullnetar në dy klinika të Nënë Terezës gjatë natës. Më 10 prill 1998, Dr. Shala dhe dy kolegë ishin duke shkuar në Prishtinë për të siguruar furnizime me barëra për klinikat e Nënë Terezës. Kur u ndalën në një pikë kontrolli të policisë, tre njerëz me rroba civile dolën nga një automjet i pa shënjuar dhe urdhëruan Dr. Shalën që të hynte në një automjet tjetër. Kolegët e tij ishin çuar përsëri në makinën e tyre së bashku me një polic me uniformë i cili i kishte udhëzuar që të vozitnin në stacionin policor të Prishtinës. Automjeti i pa shënjuar në të cilin ishte Dr. Shala i përcillte nga mbrapa. Kur automjeti i pa shënjuar arriti në stacion, njëri nga dy kolegët në automjetin tjetër, e pa automjetin me Dr. Shalën duke vozitur nga ana e prapme e stacionit policor. Kur njëri kolegë më vonë u largua nga stacioni policor, pasi që ishte liruar nga mbajtja, ai kishte dëgjuar britma dhe e kishte njohur zërin e Dr. Shalës. Dr. Shala nuk është parë që atëherë. Ai ende është i zhdukur.

Related posts:

Qeveria aprovoi planin prej 365 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike
Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar për hidrocentralet
Shkup, Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
14 anëtarë synojnë bordin e RTK-së
Më shumë se 6 milionë raste aktive me COVID-19 në nivel global
ShBA-ja vazhdon të jenë vendi më i prekur në botë me COVID-19
Luan Gola emërohet zv/ministër i Shëndetësisë
Barcelona do ia “nxijë jetën” Bayernit
Fshati që jeton nga mjedrat
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe
Aksident i rëndë te 'Kroi i Mbretit'
Kryeprokurori me shtëpi me vlerë 220 mijë euro
Regjistrimi i veturave, deri më 31 gusht suspendohet pagesa e tatitmit në pronë në Prishtinë
MSh-ja hedh poshtë informacionet se Kosova është e para në botë për vdekje nga COVID-19
Të rinjtë që përdorin cigaret elektronike, më të rrezikuar nga COVID-19
Slloveni, Pompeo nënshkruan deklaratën mbi teknologjinë 5G
Pasuria e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor
Nënkryetari i Gjykatës së Prishtinës me 100 mijë euro kredi në bankë
VV fton në interpelancë Agim Veliun për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë
Ministri Mustafa thotë se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte për bujqit
Sa ka pasuri Kryeprokurori i Prishtinës?
KFOR-i dhe Policia planifikojnë bashkëpunim për siguri në zonën e Kamenicë   
Kryeprokurori me piktura në vlerë prej 15 mijë eurove
8 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19
Nis nga fillimi gjykimi i të akuzuarit për vrasjen e burrit në Rahovec
Pas 100 ditëve pa virus, Zelanda e Re regjistron raste të reja me COVID-19
Aksidentohet djali i presidentit Hashim Thaçi
Prishtina e Peja prijnë me raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
205 persona të shëruar në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit
Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë
193 raste të reja me COVID-19
Kryeministri Hoti “i lut” qytetarët t'i respektojnë masat e Qeverisë
Shoqëria Civile kërkon nga PDK-ja që ta tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së
Zgjedhen anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës
Kosova e para për numrin e vdekjeve në botë, kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së
E befasishme mënyra e tretmanit të projektligjit për UÇK-në
Rregullat e reja për hyrjen në Gjermani për partnerët e pamartuar
Gjilan- arrestohet dhe paraburgoset i akuzuari i që i ikte drejtësisë tash e 11 vjet
Arrestohet ish- ministri Numan Baliq për ngacmim seksual
Anti-korrupsioni konstaton se Zenun Halili ka konflikt interesi në konkursin për rektor
Merkel e Erdogan do të bisedojmë për tensionet Turqi- Greqi
Këshilli Rajonal i Abrucos votoi njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare
50 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Qindra të vdekur për shkak të dezinformimit për COVID-19
Presim ta kemi vaksinën anti-COVID në muajt e ardhshëm
Gashi e Shala dalin kundër Isa Mustafës, votojnë projektligjin për UÇK-në
Dënohen katër të akuzuar për incidentin me armë në Pejë
Gjakovë, grumbull njerëzish në qendër për pakon ekonomike (FOTO)
s' kalon projektligji për vlerat e UÇK-së
Komuna e Lipjanit hap sheshin dhe vendet tjera publike për qarkullim
Grumbull i madh i njerëzve para postës në Prizren
Burrë e grua arrestohen për rrahje të prindërve të burrit
Prishtinë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu nënën e tij
Ministri Anschober: Vaksina e Putinit për Austrinë s' vjen në pyetje
Prishtinë, polici arrestohet për kontrabandë me mallra
IPK arreston rreshterin e policisë për kontrabandë me mallra
Sekuestrohen drogë e para brenda një veture në Mitrovicë
Nagavci i reagon Thaçit për ndejën me shahira në kohë të pandemisë
Gjakovari arrestohet pasi mblodhi 70 persona në aheng familjar
Detaje se si pasagjeri i mori taksistit veturën dhe u largua
Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇ...
Vdes ish-drejtori komunal i Malishevës, Hajrullah Mazreku
Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Europën
PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi përmbysi rezultatin ndaj Atalantës (VID...
Prokurori: 15 dhe 13 vjet burg për kosovarin dhe zviceranen që torturuan fëmijët
Lul Raka tregon Po qe se nevojitet hapur shkollat në shtator
Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon
Atalanta po e mposht Parisin (VIDEO)
Ministria e Finacave u dërgoi gabimisht qytetarëve mesazhe telefonike për pagesat nga pakoja emergje...
Në kohë pandemie, presidenti Thaçi në ndejë me shahira
UEFA ndëshkon kampionët e Kosovës, Drita humb ndeshjen në tavolinë
Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit është joetik
Anketë: Çdo i dyti austriak dëshiron javë pune prej 30 orëve
Instituti i Shëndetësisë publike apelon për kujdes nga temperaturat e larta, rekomandon 10 masa mbro...
Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit
Isa Mustafa i bindur se koalicioni me AAK-në është stabil
Arbërishtja bëhet gjuhë zyrtare në rajonin italian Abruzzo
Isa Mustafa kërkon që PDK ta tërheqë Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së
Itali: Njoftohen qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë
Kujdes me Ligjin për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së
Ministrja e Financave tregon se kujt sot iu realizuan pagesat nga Pakoja emergjente
Kirurgu kosovar apel Qeverisë: Shtojeni dozën sa s'është vonë!
Bajrami tregonpër pagesat që ka kryer sot Ministria e Financave
Gjermania regjistron rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19 në disa muaj
Fluturimet e "Austrian Airlines" nga Aeroporti i Prishtinës po realizohen me ritëm të lartë
Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve
Kuvendi nesër vazhdon me seancë plenare
Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës
AAK kundër Hotit, s' e pranon Skender Hysenin në dialog
Ramush Haradinaj shpalli kandidaturën e tij për president të vendit
Të premten mblidhet Kuvendi, në rend dite formimi i Komisionit Hetimor për hidrocentralet
Finlandë: 95 shtetas të Kosovës vendosen në karantinë
Komuna me asfalt të “gjelbër bio” 
Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë
Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë
Instituti gjerman paralajmëron për në vjeshtë vaksinën ndaj coronavirusit
10-vjeçari nga Kosova mbytet në pishinë në Durrës
Kërkesa për kryeministër shqiptar mund t’i ngadalësojë bisedimet për koalicion në Maqedoninë e Veriu...
Vjedhje brenda veturës në pikë të ditës në Prishtinë
Stuhi e fortë në Gjilan, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *