Vuani nga shtypja e lartë e gjakut? Këto janë ushqimet që nevojitet të konsumoni në mëngjes – Gazeta Koha Jone

loading...


Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Mëngjesi është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.

Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.

Po qe se dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë nevojitet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme të këshilluara prej specialistëve të AgroWeb.org.

Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.

Tërshëra

Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.

Po qe se e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëlsues shtesë.

Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.

Kosi

Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

Të dhënat e AgroWeb.org porosisin konsumin e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.

Frutat

Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina.

Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme pasi ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.

Farat

Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumëta Po qe se konsumohen rregullisht.

Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.

Barishtet e Egra

Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium.

Spinaqin mund ta hani në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera. /AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *