Vuçiq shkeli marrëveshjen e Washingtonit pas 24 orëve


loading...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në të cilën ky i fundit ka thënë se Turqia duhet të bëjë presion ndaj Kosovës për mos të hap ambasadën e saj në Jerusalem.

Osmani me anë të një shkrimi në “Twitter” ka thënë se presidentit serb iu deshën pak më shumë se 24 orë për ta shkelur marrëveshjen që e nënshkroi të premten në Washington, pikë me anë të të cilës u kërkohet palës serbe të ndalojnë fushtatën për ç’njohje.

“Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të angazhimit që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën e mosnjohjes dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, ka shkruar Osmani.

Turqia është shprehur kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, pasi që sipas tyre, “do t’i parandalonte njohjet e reja”.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë, Izreali njeh Kosovën.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *