VV në Deçan kërkon të bëhet publike marrëveshja për ndërtimin e udhës Deçan-Plavë

loading...


Më 12 nëntor, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njftoi se është arritur një marrëveshje për ndërtimin e udhës Deçan-Plavë.

Për këtë marrëveshje, siç kishte thënë Ramosaj, ishin angazhuar edhe ambasadorë të shteteve të QUNT-it, përfaqësues te KFOR-it dhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit. Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe udha e bypass, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën”, kishte shkruar Ramosaj në Facebook.

Por, së fundmi ka reaguar partia Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dean. Faton Selmanaj, koordinator i LVV-së, dega në Deçan, ka ngritur disa pyetje për të parin e Komunës së Deanit sa i përket marrëveshjes për ndërtimin e udhës Deçan-Plavë.

Ky është reagimi i plotë i Selmanajt në Facebook:

Po bëhet një javë nga arritja e “marrëveshjes” së Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Kryetari të Komunes Bashkim Ramosaj me Manastirin e Deçanit.

Ramosaj e Hoti duhet t’i njoftojnë qytetarët e Komunës sonë për marrëveshjen në tërësi, se cfar kompromisi arritën:

-A është pjesë e marrëveshjës licencimi i Hidrocentraleve?

-A janë pjesë e marrëveshjes pronat e Apiko e Iliria?

-A është pjesë e marrëveshjes pushimorja e fëmijëve dhe rinisë “Pishat e Deçanit”?



Related posts