Wed. Oct 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

ZAMBAKU I PRILLIT!

Çeli prilli, lule prilli,
një zambak të bardhë si borë,
magjishëm ntelajo qielli,
më erdh dhurat si meteor.

Çeli prilli, lule prilli,
gonxhe zemre, adhurim,
një zambak të bardhë si dritë,
si dhurat, në përvjetor të tridhjet e shtatë.

Çeli prilli, lule prilli,
në një shteg gëzimi pasditëlindje,
fiks si sot, para një viti,
një ftesë në mënyr t’magjishme!

Ndoshta një ftesë a një gjerdan,
një tulipan, a ndoshta një letër?
Në isht rastësi apo përzgjedhje?
Di që më gëzoi si askush tjetër!

Një zgjatje dore, një shtys më lart,
Një krah mbështetës, një dorë besim,
Një shkëndi jete flak e zjarr,
Një rindezje plot vetbesim.

Në zemrën time do ta mbaj mend gjatë,
Si ma të bukurën dhuratë!
Hajdeni e gjejeni ju,
në isht zambak a tulipan?

Mua, qoftë një lule ma gëzon jetën,
Një petal dhe është shumë,
Pa lere një krah mbështetës,
Mirnjohëse për sa të kem rrugë.

You cannot copy content of this page