Zbulohet skema e ekzekutimit të policit nga Shqipëria – ai u vra në një pritë

loading...


Sot në orët e para të mëngjesit u raportua se është vrarë një efektiv policie në Shqipëri në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Xhulio Prela, 26 vjec, ka qenë duke lëvizur me veturë në momentin që është sulmuar me armë zjarri nga persona akoma të panjohur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Viktima ishte duke e vozitur një veturë të tipit “Volswagen” derisa po kthehej nga aeroporti i Rinasit, ku i kishte përcjellë disa të afërm. Gjatë kthimit për në shtëpi, një njeri me dritë në dorë i ka bërë me shenjë që të ndalonte.

Pikërisht këtu mendohet se filloi mosmarrëveshja në mes tyre. Në momentin kur Prela tentoi të largohej, u qëllua me armë nga një tjetër person që ndodhej në makinë. Plumbi e goditi në gjoks, ndërsa makina të cilën ngiste e humbi kontrollin duke përfunduar jashtë udhës, transmeton Telegrafi.

deri më tani, 15 persona janë shoqëruar në polici të cilët mund të jenë në dijeni për rrjedhat e dukurisë.

Prela s’ njihej si problematik. Ai ishte në vitin e tretë në Akademinë e Policisë në Tiranë, punoi dy vite në Komisariatin e Policisë në Lezhë, ndërsa vitin e fundit punonte në FNSh në Shkodër.

Related posts