Zëdhënësi i VV-së: Presidenti s’ është pronë e askujt, ai zgjidhjet pas zgjedhjeve

loading...


Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se me përjashtim nga LVV-ja, të gjitha subjektet tjera politike unitetin për presidentin e radhës po e kushtëzojnë më kandidatin e tyre dhe për interesat e tyre.

me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje insiston që presidenti s’ i takon askujt, që s’ është pronë.

Ai edhe njëherë përsëriti se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se pas zgjedhjeve të reja, ai kuvend duhet ta zgjedh edhe presidentin.

“s’ mund te ketë unitet, pa legjitimitet. Veçanërisht jo rreth figurave të vjetra e partiake. andaj, ne insistojmë që presidenti s’ i takon askujt ngase me të vërtetë s’ i takon. Ai s’ është pronë. Atë duhet ta zgjedhë një kuvend i ri, pas zgjedhjeve të reja, sipas disa kritereve që me të vërtetë e bëjnë presidentin e vendit unifikues e përfaqësues të unitetit e popullit”, shkruan Kryeziu.

The post Zëdhënësi i VV-së: Presidenti s’ është pronë e askujt, ai zgjidhjet pas zgjedhjeve appeared first on Insajderi.

Related posts