Zemaj – deputetëve: Shkencën lërjani profesionistëve

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën plenare që po mbahet për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, bëri të ditur se nga rastet e para deri më 15 nëntor në vend janë bërë mbi 119 mijë testime.

“Që nga dita e parë e pandemisë dhe deri më 16 nëntor në Kosovë janë kryer 119,020 testime. Në  IKShPK gjenden 25 teste në stok, 100 mijë teste janë marrë me një pajisje donacion, 60 mijë teste janë blerë prej që jam unë dhe 6 pajisje janë blerë nga projekt i huamarrjes nga Banka Botërore të cilat kanë ardhur dhe janë në vlerësim për të hyrë në proces të testimit në 6 qendrat rajonale të IKShPK”, tha Zemaj.

Zemaj iu drejtua deputetëve që të ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë, duke u thënë se mos të merren më shkencë.

“Aty ku mundeni me ndihmu në parandalimin e përhapjes së infeksionit, pjesën shkencore ia lini profesionistëve që paguhen, s’ janë të paktë, dhe janë figura dhe mjekë eminentë për të gjitha fushat që e rekomandojnë ministrin e Shëndetësisë pa asnjë pagesë”, tha ministri.



Related posts