Zemaj e cilëson si të suksesshëm menaxhimin e pandemisë

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka cilësuar si të sukseshme periudhën e menaxhimit të tij me pandeminë COVID-19.

Para se t’ia fillonte me prezantimin e aktiviteteve të tij gjatë vitit 2020, Zemaj kërkoi një minutë heshtje për të gjithë punëtorët shëndetësor që humbën jetën nga pandemia.

Zemaj shprehet se këtë sukses, sic e quan ai, e kanë arritur duke u bazuar në fuqitë vetanake të shtetit, në ato e sipër falënderoi edhe organizatat ndërkombëtare që ndihmuan në lehtësimin e situatës.

 “Jemi përballur më tërë fuqinë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimi.

Për këta muaj s’kemi pasur orar pune, jo vetëm unë dhe stafi im në ministri, por e tërë shëndetësia. Unë jam krenar me të gjithë kontribuuesit deri në sakrificë të vetëmohimit.  Jam krenar me mjekët dhe infermierët tanë, stafin teknik dhe institucionet lokale që përkrahin shëndetësinë

Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional për së paku dy qeveritë e ardhshme. Jeta e njeriut është më e vlefshme se çdo projekt i fushës tjetër. Shëndetësia do trajtim meritor dhe as lëmoshë e ndihmë nga tepricat e buxhetit të shtetit”, tha ai.

Zemaj ka treguar planet strategjike të ministrisë, ndër të cilat ishte Plani për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19.

ndërsa, si politikë shëndetësore, Zemaj ka thënë se ishin kushtet për punë sa i përket kuadrit, hapësirës e pajisjeve për antitrupa Sars Covid-19.

Buxheti i miratuar 81 milionë e 742 mijë e 287 euro e 99 cent. ndërsa buxheti i shpenzuar ishte 45 milionë e 42 mijë e 496 euro e 48 cent”, ka shtuar Zemaj.

Në kuadër të resurseve humane e dhe fuqizimet të tyre Zemaj ka veçuar rritjen e numrit të specializantëve.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *