Zemaj e pranon se kufizimet e qeverisë s’po kryejnë punë: Rastet dhe viktimat po shtohen

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit korona s’ po respektohen, për çka siç ka thënë ai, rastet pozitive dhe ato të vdekjeve po rriten, shkruan GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, i pari i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, pasi sipas tij, në të kundërten rastet s’do të bien.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, s’ është në nivelin e duhur, përderisa, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa akoma s’ janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat s’ do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!.

Zemaj kërkon që pacientët të kenë trajtimin e duhur në spitale



Related posts