Zemaj ka një apel për mësimdhënësit

loading...

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, edhe sot gjatë ditës ka vazhduar vizitat nëpër shkollat e kryeqytetit për t’u njoftuar me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai së bashku me ministrin e Arsimit Ramë Likaj ka vizituar disa shkolla ku edhe ka shpërndarë maska dhe dezinfektues, ndërsa ka apeluar nga të gjithë për respektim të masave, në mënyrë që procesi mësimor të shkojë mbarë./RTK

Ky është postimi i tij i plotë:

Të hënën, mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve.

Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses.

Së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, për të parë nga pranë përgatitjet për fillimin e mësimit, kemi vizituar shkollat ” Zenel Hajdini” dhe “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, si dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukar, ku kemi shpërndarë maska dhe dezinfektues.

Nga drejtorët dhe arsimtarët e këtyre shkollave, u informuam hollësisht se tashmë gjithçka është gati për nisjen e Vitit të ri shkollor, sipas protokolleve të përcaktuara për sigurinë e shëndetit.

Shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë.

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *