Zemaj kërkoi shkarkimin e Bordit të SHSKUK-së pas heqjes së këshilltarit të tij nga Komisioni vlerësues për drejtor

loading...

Avdullah ka refuzuar kërkesën e ministrit Zemaj për shkarkimin e Bordit të -së.

i Shëndetësisë ka synuar të shkarkojë Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, ka mësuar nga burime Gazeta Shneta.

Këtë kërkesë Zemaj e ka bërë në kohën kur po pritet të zgjidhet i -së, pas vendimit të Bordit për ndërrimin e anëtarëve të Komisionit Vlerësues. Me këtë vendim Bordi e hoqi nga këshilltarin e Zemajt, Diellor Rizaj dhe dy anëtarë të tjerë, Vjollca Kodollin dhe Haki Smajlin.

Anëtarë të këtij komisioni janë kryesuesi i Bordit Xhevat Jakupi, anëtarët e Bordit Agreta Gecaj-Gashi dhe Naim Hoxha, sekretari i -së Ardian Mehmetaj dhe Ismet Berisha nga zyra e personelit në SHSKUK.

Por pas refuzimit të kërkesës nga , Zemaj sot ka ftuar në një takim anëtarët e Bordit. Gazeta ka mësuar nga burime se ky takim është mbajtur me tensione ndërmjet ministrit dhe anëtarëve të Bordit të SHSKUK-së, për shkak të procesit të rekrutimit të kandidatëve për drejtor të SHSKUK-së ku njëri nga ta është ish-këshilltari i Zemajt, Saudin Maliqi.

Për pozitën e drejtorit të përgjithshëm në SHSKUK kanë kandiduar gjashtë persona, por dy prej tyre janë eliminuar nga gara nga Zyra e sektorit për burime njerëzore.

Valbon Krasniqit, i cili aktualisht është ud drejtor i SHSKUK-së, i është refuzuar kandidatura me arsyetimin se s’ i plotëson kriteret e konkursit për përvojë 5 vjeçare në menaxhim, njëjtë sikurse edhe Gloria Stakës.

në atë kohë në garë kanë mbetur katër kandidatë të tjerë, Saudin Maliqi – ish-këshilltar i Zemajt, Gani Halilaj, ish-kandidat për deputet nga PDK, Basri Lenjani – ish-kandidat për deputet nga dhe Driton Ukmata – ish-këshilltar i Basri Sejdiut.

Sipas informacioneve që ka Gazeta, Vlerësues akoma s’ i ka marr dokumentet e kandidatëve.

Postime të ngjashme