Zemaj: Sot fillon shpërndarja e vaksinës kundër gripit sezonal

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara.

Postimi i plotë:

Vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit tonë. Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjera”, shkruan ai në Facebook.

Gripi çdo vit godet moshat e ndjeshme dhe ka shtrirje të gjerë, ndërsa me qëllim të parandalimit të virusëve sezonalë agresivë në qarkullim, MSh ka siguruar vaksina katër valente që kanë fuqi më të madhe vepruese/parandaluese ndaj këtyre virusëve. Vaksinat do të jepen sipas prioriteteve dhe konform standardeve globale kundër gripit”, shkruan më tej Zemaj.

Related posts