Zemaj u drejtohet qytetarëve: Ndryshoni sjelljet e deritashme derisa duam rezultate tjera

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se virusi Covid-19 duhet të ndalet, me maskë, distancë e higjienë.

Zemaj kërkon nga qytetarët e Kosovës të ndryshojnë sjelljen derisa do rezultate tjera, përcjellë Gazeta Blic.

Ai tregon se vizitoi spitalin e Gjilanit ku janë 68 pacientë pozitiv me Covid-19.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me Covid 19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitiv me Covid 19 dhe në vetizolim janë 8 mjekë.

Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.

Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar.

Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë!

Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, derisa, duam rezultate tjera!

Bashkë ia dalim!



Related posts