Zemaj uron 28 nëntorin dhe bën thirrje të festohet në shtëpi

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në prag të festës së 28 Nëntorit, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, raporton Gazeta Blic.

Zemaj thekson se edhe pse sot do të kishte dashur të bënte përgatitje për këtë festë por në këto kushte Pandemie patriotizmi më i madh është të rreshtohemi krahas institucioneve dhe mantelbardhëve.

Ai ka bërë thirrje të festohet në shtëpi.

“andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që s’ është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme” shkruan Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Kisha dashur shumë që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Mixhozin dhe me gjithë të tjerët të bënim përgatitjet për festën e madhe të 28 Nëntorit, festën e Flamurit kombëtar që me të edhe nisëm, vazhduam dhe mbyllëm luftën tonë më 1999-ën.

Por jo, sot festën gëzimin dhe patriotizimin tonë duhet ta tregojmë ndryshe, patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit.

Secili tashmë e di se fitorja e kësaj lufte është në duart e secilit nga ne, duke ruajtur veten, familjarët dhe rrethin ku jetojmë.

Për nëntë muaj, pandemia na ka dhënë shumë mësime, por mësimi më i mirë që mund të nxjerrim është që secili duhet të bëhet pjesë aktive e kësaj lufte kundër virusit.

Është në dorën tonë të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe mbajmë higjienën.

andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që s’ është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme.

Bashkë ia dalim!



Related posts