Zemaj: Vaksinimi anti-COVID planifikohet të bëhet në QKMF e palestra sportive


Ndonëse në akoma s’ kanë arritur vaksinat anti-COVID, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë identifikuar hapësirat se ku do bëhet vaksinimi për qytetarët e Kosovës. në detyrë i Shëndetësisë, thotë se QKFM-të, spitalet por edhe palestrat sportive janë objektet ku do bëhet shpërndarja e vaksinës.

Zemaj po ashtu ka deklaruar se shumica e profesionistëve shëndetësorë që do i vaksinojnë qytetarët e Kosovës me vaksinën kundër coronavirusit kanë kryer trajnimin.

“Shumica prej tyre (profesionistëve shëndetësorë) kanë përfunduar trajnimin, kjo ka filluar edhe më herët dhe që kemi qenë në pritje të vaksinimit, mund të ketë trajnime të vazhdueshme, por është vaksinë në fund të fundit si të gjitha vaksinat s’ ka ndonjë filozofi apo ndonjë aspekt të ndryshëm teknik apo shkencor”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, shkruan Telegrafi.

Zemaj ka treguar se dhënia e vaksinës do të ndodh në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër çdo komunë. Madje ai thotë se vaksinimi do ndodh edhe në Shtëpitë e të Moshuarve, por edhe në palestra sportive në momentin kur do kemi një vaksinimin masiv.

“Jo në mënyrë absolute plotësisht kjo do jetë edhe nëpër komuna, nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, spitale, shtëpi të pleqve , do iu mundësojmë qytetarëve që të jenë sa më pranë dhe t’u ofrohet kjo mundësi. Do të shohim objektet më të përshtatshme ne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tash në aspektin e prioritetit që kemi për mjekët tanë ka hapësira që tash janë identifikuar pa mundësi grumbullimi apo edhe stërngarkimi. Po qe se na duhet ndonjë qendër e madhe kur të fillojë numri i madh i të vaksinuarve, i kemi identifikuar edhe objektet e tjera sikurse palestrat sportive që mund ta ofrojnë atë komoditet edhe mund të krijojmë një mundësi më të mirë të vaksinimit”, theksoi Zemaj.

Ai madje thotë se plani për vaksinimin anti-COVID, tashmë është i gatshëm dhe do të publikohet. në detyrë i Shëndetësisë, shpreson që s’ do ketë telashe në shpërndarjen e vaksinës.

“Vetëm është e gatshme për publikim, do ta publikojmë dhe gjithçka do jetë transparente. Objektet mund të jenë lëvizëse mbasi kur shtohen kontingjenti i madh i numrit të vaksinave, fatmirësisht ne e kemi një përvojë të mirë dhe kemi një traditë të mirë të shpërndarjes së vaksinave të gripit sezonal e cila s’ dallon shumë nga dhënia edhe e kësaj vaksine. Vetëm tash kur e rritëm apo shumëfishuam numrin e vaksinave kundër gripit sezonal ka pasur raste kur vetëm në një qendër të mjekësisë familjare më shumë se 2 mijë persona janë vaksinuar dhe s’ ka pasur as grumbullim e as mos stërngarkim ”, theksoi ai.

Ditë më parë, zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli u shpreh se është në fazën e fundit të përgatitjeve për vaksinimin kundër .

Republika e Kosovës në fillim të muajit dhjetor ka aplikuar tek mekanizimi COVAX, për sigurimin e vaksinave që do jepet falas për 20 për qind të popullatës, që në rastin e Kosovës i bie që falas të ofrohen 360 mijë vaksina.

javë më parë në Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të sigurimit të vaksinave kundër , ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga kompania për sigurimin e 500, 000 dozave të kësaj vaksine.

ndërsa, shtetet fqinje si dhe tashmë kanë nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

Postime të ngjashme