Zgjidhet kryetari i degës së PDK-së në Rahovec

loading...

Me vota unanime, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka zgjedhur për kryetar të ri, Qazim Qeskën.

Sipas njoftimit për media, ky proces është zhvilluar me korrektësi maksimale.

“Procesi i cili u zhvillua në prani të deputetit, njëkohësisht sekretarit për diasporë, Elmi Reqica dhe sekretarit elektoral, Betim Gjoshi, u zhvillua me korrektësi maksimale dhe frymë të lartë demokratike”, thuhet në njoftim.

PDK bënë të ditur se Qazim Qeska është një ndër aktivistët e vjetër të partisë dhe me me vite ka kontribuar për forcimin e strukturave të partisë.

Pas zgjedhjes së tij si kryetar i kësaj dege, ai ka falënderuar anëtarët e kryesisë për besimin dhe ish kryetarin Vehapi për punën e madhe që kanë bërë ndër vite në të mirë të qytetarëve të Rahovecit.

“Është një nder i posaçëm që të zgjidhem si kryetar i kësaj dege. I falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë për besimin që kanë treguar për mua. Kjo do të jetë një motiv shtesë që të mos ndalemi asnjëherë deri në realizimin e objektivave që do t’i kemi si strukturë dhe si parti.”, citohet të ketë thënë Qeska.

PDK ka falënderuar ish kryetarin e deritanishëm, Idriz Vehapin për kontributin e dhënë.

“Partia Demokratike e Kosovës me besimin e plotë në udhëheqjen e re të kryetarit Qeska, falënderon përzemërsisht për punën e madhe ish kryetarin e deritanishëm të kësaj dege, Idriz Vehapi, i cili, për shkak të angazhimeve të reja universitare ka dhënë dorëheqeje nga posti i kryetarit”, thuhet aty.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *