Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, mesazhi misterioz që i erdhi vëllait

loading...


Edhe pse ka kaluar rreth një muaj, akoma s’ ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi, Artemis Vasili. Mediat lokale kanë zbuluar detaje të reja që kanë rritur shqetësimin te familja Vasili.

Teksa policia po heton rrjetet e saj sociale, rezulton se me 8 dhe 9 nëntor, email-i dhe fjalëkalimet e saj janë përdorur nga një person i panjohur. Ndërkohë të vëllait i ka mbërritur një mesazh misterioz.

hollësitë janë zbuluar nga avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se policia ka nisur hetimet por s’ dha më shumë detaje, pasi s’ lejohet që të dalë informacioni.

Kujtojmë se mesditën e 1 nëntorit, familja mori një telefonatë anonime ku u komunikohej se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.

Policia po heton edhe në këtë pistë, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë tek ish-i dashuri i saj 24 vjeçar.

Para disa javësh, emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin Artemis kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet.

Ai zbuloi se s’ kishte pasur asnjë kontakt me 19-vjeçaren kohët e fundit dhe s’ kishte asnjë të dhënë për t’i treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet.



Related posts