Zhvillime të papritura: PDK mban mbledhjen e Kryesisë në ora 11:00, këto janë temat që do të diskutohen


sot në orën 11:00 pritet të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohet për situatën aktuale politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmaur për “Gazeta Blic” edhe deputetja e PDK-së njëherësh anëtare e Kryesisë, Blerta Deliu.

“Po është mbledhje e rregullt e Kryesisë, do të flitet për zhvillimet e fundit”,  tha shkurt Deliu për Gazeta Blic.

Ndërkohë “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda kësaj partie merr vesh se temë e disktutimit pritet të jetë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, situata aktuale politike, dhe kandidatët për kryetar komunash.

Posshtu do të diskutohet edhe për mundësinë e një koalicioni me - e Nisma, apo shkuarjen e vendit në të reja.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike tash e sa muaj ka krijuar ngërç në vend, pasi s’ po arrin të marrë votat e mjaftueshme, duke luhatur ndjeshëm pozicionin e Qeverisë .

Nga kjo parti dje kanë konfirmuar se janë duke negociuar me Qeverinë për të arritur një marrëveshje për kalimin e Projektligjit për rimëkëmbje Ekonomike.

“s’ është që s’ka negociata. Ne kemi ofru disa pika ku ne mendojmë që duhet me u futë në ligjin për Rimëkëmbje. Edhe ma herët në ligjin tonë të propozuar para 7-8 muajsh që s’ është marrë parasysh kanë qenë të parapara këto pika. Meqë nga ajo kohë e ka injoru totalisht propozimet tona, ne i kemi propozu edhe katër pika të reja në mënyrë që me u fut në ligjin për Rimëkëmbje që me u harmonizu edhe me ligjin tonë të vjetër, e kështu të kemi . Ne mendojmë që aktualisht ky ligj s’ e ndihmon ekonominë, sektorin privat, punëtorët e papunë”, deklaroi deputeti Kujtim Gashi për Gazeta Blic.

muajt e fundit është përfshirë nga zhvillime të vrullshme pasi kryesorë të saj janë arrestuar nga Speciale.

Kjo parti që nga 6 tetori vazhdon të jetë në opozitë pavarsisht thirrjeve edhe të -së për t’u përfshirë në Qeveri.

UD. i kësaj partie ka mohuar kategorikisht, ditë më parë, përfshirjen e këtij subjekti politik në qeverinë Hoti.

/Gazeta Blic/

Ekskluzive: Qeveria Hoti fillon negociatat me PDK-në, për t’i plotësuar kushtet e tyre për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike



Postime të ngjashme