© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Zinku është një nga mineralet shumë të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë barkqitje, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

Përse është zinku kaq i rëndësishëm

Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë specialistët.

Zinku është thelbësor për qindra procese në organizëm

Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink. Ai duhet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën. Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar.

Zinku luan një rol thelbësor në mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, se si mësojmë apo mbajmë mend.

Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës, dhe duhet kundër ekzemës apo akneve – shkruan AgroWeb.

Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet. Trupi s’ prodhon zink ndaj duhet ta marrim përmes ushqimeve ose suplementeve.zink1

(Foto: SuperSmart.com)

Ushqimet bimore të pasura me zink

Zinkun mund ta gjeni te drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe kërpudhat. Burimet më të pasura me zink janë shega, avokado dhe frutat e pyllit.


Simptomat e mungesës së zinkut

Po qe se organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do të përballeni me simptomat e mëposhtme:

Pika të bardha në thonj
Psoriazë, ekzemë dhe akne
Puçrra dhe herpes të herëpashershëm
Ftohje të përsëritur
Zbokth
Mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore


Suplementët e zinkut duhen marrë me konsultën e mjekut. Ato janë të nevojshme për të mposhtur gripin, infeksionet e të ftohtit. Ju s’ duhet të merrni më shumë se 100 mg zink në ditë ose efektet e mineralit do të jenë forta dhe do të përfshijnë: barkqitje, të vjella dhe të përziera.

zink4

[ad_2]

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.