Zjarr në stacionin policor në Zubin Potok

loading...


Zjarri e ka kapluar gjatë orëve të hershme të mëngjesit ndërtesën e stacionit policor në Zubin Potok, në veri të Kosovës duke djegur çatinë e tij.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Është diegur kulmi i stacionit ne Zubin Potok, s’ ka dëme te tjera në katet poshtë në stacion. Kanë intervenu zjarrfikësit dhe e kanë ndalur. Sot ekipet e Policisë se Kosovës nga Prishtina do ta dërgojnë  ekipin për me i pa shkaktarët e zjarrit”, tha Hoti.



Related posts