Zonat e parkimeve afatshkurtra rikthehen në Vjenë dhe Salzburg

loading...

Nga mesi i marsit Vjena hoqi zonat e parkimit afatshkurtra. Kjo, kishte për qëllim të ndihmonte të gjithë ata, që përkundër krizës së korona virusit, duhej të vazhdonin të punonin për të furnizuar me gjërat e nevojshme qytetarët e Vjenës, shkruan heute, përcjell Albinfo Austria.

Qeveria e qytetit të Vjenës, po ashtu kishte ofruar hapësira parkimi të lira në garazhet e Vjenës, të cilat e bënin më të lehtë gjetjen e një hapësire parkimi.

Mirëpo, pesë javë më vonë, pra, nga 27 prill, zonat e parkimit afatshkurtër do të hynë në fuqi përsëri.

Kjo do të thotë se shoferët duhet të kanë kujdes në kohëzgjatjes e parkimit dhe qëndrimit, në të kundërtën mund të pasojnë gjobat nga policët që kontrollojnë parkingjet.

Po ashtu edhe oferta e hapësirave të parkimit me zbritje përfundon të hënën. Për 30 mijë vende që ishin në dispozicion në kohën e krizës së Korona virusit me një çmim prej pesë eurosh në ditë,  rikthehen sërish tarifat e rregullta.

Qytetet si: Graz, Innsbruck, Klagenfurt, Linz dhe disa komuna të tjera më të vogla, zonat e parkimeve afatshkurtra do të hynë në fuqi nga data 4 maj.

 

The post Zonat e parkimeve afatshkurtra rikthehen në Vjenë dhe Salzburg appeared first on Albinfo.

loading...