Zymberi zgjidhet në Këshillin e Përgjithshëm të Komunës Martigny-Charrat

loading...


Edhe një sukses për shqiptarët që jetonë në Zvicër

E Martë, 17 Nëntor 2020 – 20:15
albinfo.ch

Kamer Zymberi nga Gjilani, i cili jeton në Zvicër, kishte vendosur të kandidojë për Këshillin e Përgjithshëm në Martigny.

Ai ka njoftuar se ka siguruar votat e mjaftueshme për një vend në Këshillin e Përgjithshëm të Komunës Martigny-Charrat, shkruan albinfo.ch.

“Pas rezultateve zyrtare, më lejoni të ju njoftoj dhe posaçërisht të ju faleminderoj përzemërsisht me rastin e zgjedhjes sime në këshillin e përgjithshëm komunal të komunës së Martigny-Charrat.

Falënderoj në veçanti të gjthë komunitetin shqiptar të komunës Martigny-Charrat pa dallim, për përkrahjen dhe besimin e dhënë”, ka njoftuar Zymberi në rrjetet shoqërore.

“s’ është rastësi që kam vendosur të vazhdoj me PLR, e kam zgjedhur këtë parti, pasi besoj në programin e saj, në angazhimin e pafund në shërbim të qytetarëve të saj dhe në vlerat e saj”, kishte thënë Zymberi para kandidimit.



Related posts