Zyra Qendrore e FSSHK-së vërteton përmes fotove grevën por jo plotësisht

loading...



Në një email që ka arritur në emailin e Gazetës Shëndeti nga Zyra Qendrore e FSSHK-së argumentohet përmes fotografive greva e mbajtur në QKUK, Spitalin Rajonal të Gjakovës, QKMF Mitrovicë, Spitalin Rajonal të Vushtrrisë, QKMF-Gjakovë.

Mirëpo kundër kësaj shumë portale në Kosovë njoftuan se Kirurgët, mamitë dhe infermierët nuk i bashkohen grevës


Nga shumë mjekë dhe infermier po konsiderohet se greva e mbajtur të premten ose që pritet të mbahet në ditët në vazhdim do të jetë e pavlerë dhe e pakuptimtë.

Përndryshe Kirurgët mbajtën grevë 2 muaj dhe paralajmëruan qysh atëherë se pagat nuk do të rriten por fatkeqësisht nuk e kishin përkrahjen e kolegëve tjerë mjek, poashtu edhe sindikata nuk e përkrahte grevën e tyre përkundrazi kundër kirurgëve përdoreshin të gjitha mekanizmat dhe format e mundshme shtetërore dhe institucionale por të paskrupullta si: kërcënime, shantazhe, presione të vazhdueshme etj.

Madje edhe mjekët tjerë ishin kundër Kirurgëve ndërsa u vërtetua fakti se vërtetë Kirurgët kanë pasur të drejtë por fatkeqësisht mungonte përkrahja nga ana e kolegëve të tyre për realizimin e qëllimeve në të mirë të të gjithë mjekëve në tërë Kosovën.


Më poshtë mund t’i shikoni fotot e grevës së mbajtur.

Lexo edhe: Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *