Zyrtare: Djali i Michael, Mick Schumacher nga edicioni i ardhshëm në Formula 1

loading...


Babai i tij edhe më tutje është në rehabilitim e sipër tash e një kohë të gjatë, por ai po vazhdon me hapa të mëdhenj në karrierë.

I biri i Michael Schumacher, Mick, nga edicioni i ardhshëm do të marrë pjesë në Formula 1, përcjell GazetaBlic.

Mick do ta drejtojë bolidin e ekipit “Haas”.

Ky zbarkim i tij erdhi si shkak i paraqitjeve fenomenale në F2, ku edhe aktualisht është lider, teksa “Haas” ka larguar dy shoferë, Kevin Magnussen dhe Romain Grosjean, që në garën e fundit për një fije floku i shpëtoi më të keqes.

/GazetaBlic/



Related posts