Zyrtare: Floyd Mayweather rikthehet në ring në vitin 2021

loading...


Boksieri Floyd Mayweather do rikthehet në ring për luftë me 28 shkurt 2021 në Tokyo Dome.

Boksieri i pensionuar me rekordin e mahnitshëm 50 – 0, njoftoi se do bëjë diçka të madhe, transmeton lajmi.net.

hollësitë për kundërshtarin s’ dihen, mirëpo u konfirmua se Mayweather do rikthehet në ring.

Mayweather në konferencë për shtyp konfirmoi se do rikthehet në Tokio, meqenëse ka dashuri të madhe për japonezët.

“Japonia është ndër shtetet më të bukura në botë. Tokio është gjithashtu qytet i mrekullueshëm. Dua t’i kënaq njerëzit japonez”.

“Stërvitem shumë. Dua të përgatitem mirë këtë herë. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët japonez dhe tifozët e Tokios. Faleminderit që më kujtoni”.

“s’ kam ide me kë do përballem. Jam duke u përgatitur. Është vend që organizohen ndeshjet e mira, pra dua të arrijë në Japoni që t’i kënaq tifozët”.

Mbetet të shihet kush do jetë kundërshtari i Mayweather.



Related posts