Zyrtari zgjedhor thotë se Trump nxiti dhunë me pretendimet për mashtrim me vota

loading...


Një zyrtar i zgjedhjeve të Gjeorgjisë ka thënë se presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për çdo dhunë që ka shkaktuar e që është rezultat i pretendimeve të tij të pabazuara se ka pasë mashtrim me vota.

Në një deklaratë të nxehtë, Gabriel Sterling, një republikan, tha: “E gjitha ka shkuar shumë larg! E gjitha! duhet të ndalet!”.

Gjeorgjia po kryen rinumërimin e dytë të votave në shtet me kërkesë të ekipit të fushatës së Trump.

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden shpalli fitore atje,

Zëdhënësi i fushatës Trump Tim Murtaugh tha se ata po përpiqen të sigurohen “që të gjitha votat e ligjshme të numërohen dhe të gjitha votat e paligjshme jo”.

“Askush s’ duhet të përfshihet në kërcënime ose dhunë dhe Po qe se kjo ka ndodhur, ne e dënojmë atë plotësisht”.

Kjo erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr tha se departamenti i tij i drejtësisë s’ ka gjetur deri tani asnjë provë për të mbështetur pretendimet e Trump për mashtrim në zgjedhje.



Related posts