LAJMI I FUNDIT
Zyrtarizohet Sindikata e infermierëve/mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor
Burimet e gazetës sonë, brenda infermierëve, kanë arritur që t’a sigurojnë dokumentin zyrtar, të lëshuar nga Ministria për punë dhe mirëqenie sociale, dokument ky i cili dëshmon që tashmë Sindikata e tyre është regjistruar dhe se sipas këtyre burimeve, mijëra infermierë kanë plotësuar edhe formularët për antarësim në këtë SINDIKATË.
Gazeta Shëndeti nga burimet e saj poashtu merr vesh se edhe Mjekët shumë shpejt do t’a zyrtarizojnë Sindikatën e tyre.
Gazeta jonë ju uron sukses kësaj sindikate e cila është formuar për herë të parë në Kosovë, me shpresë që kjo sindikatë të i mbroj maksimalisht infermierët dhe të adresoj të gjitha kërkesat e infermierëve/mamive dhe profesionistëve shëndetsorë në institucionet përkatëse./Gazeta Infermieri/Gazeta Shëndeti