Zyrtarja e MASh mungon në konferencë, ORCA e sheh si presion ndaj saj nga Sekretari i Ministrisë

loading...


Drejtori i ORCA-së, Rron Gjinovci e ka parë si presion të Ministrisë së Arsimit  mungesën e Kumrije Gagicës në konferencën e organizuar nga kjo organizatë.

Kumrije Gagica e cila është zyrtare në MASh, përkatësisht udhëheqëse e departamentit të njohjes së diplomave (NARIC), sipas Gjinovcit e ka anuluar në moment të fundit pjesmarrjën e saj në konferencë.

“Është edhe një karrige këtu për Kumrije Gagica por më ka njoftuar me anë të një email që s’ mundet me ardhë meqë i është dhënë një detyrë nga sekretari në  momentin e fundit. E  shoh si presion direkt prej saj nga ana e sekretarit te përgjithshëm për të mos marrë pjesë në këtë aktivitet” , tha ai.

ORCA në bashkëpunim me NARIC  sot ka publikuar  raportin në lidhje me nostrifikimin e diplomave nga jashtë.

I kontaktuar nga KALLXO.com, U.D sekretari i MAShT, Agim Bërdyna në anën tjetër për KALLXO.com tha se s’ është presion, por se po punojn me me staf të zvogëluar.

“Jo, s’ka kurrfarë presioni, e din edhe rregullativa e NARIC edhe ORCA-s se punëdhënësi apo shefi i zyrtarës së NARIC Po qe se ka ndonjë obligim të rëndësishëm e ka për detyrë me ja përcjell e jo me ja ndalu as kurgjo hiq. Ne jemi me staf të zvogëluar dhe në kushte të jashtëzakonshme t’u punu”, tha ai.

KALLXO.com ka provuar të marrë një koment edhe nga vet Gagica por e njëjta s’ është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.



Related posts