Zyrtarja e Ministrisë së Infrastrukturës bart fëmijët me veturë zyrtare

loading...


Sot, pas orarit të punës, një zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës është parë derisa merrte fëmijën nga çerdhja.

KALLXO.com mëson se vetura me tabelën 3Z-238-08 është parë sot te Parku i Qytetit në Prishtinë derisa një zyrtare e MI-së merrte fëmijën.

Burime të KALLXO.com tregojnë se edhe zyrtarë të tjerë në këtë Ministri marrin veturat në shfrytëzim edhe pas orarit të punës.

Në maj të këtij viti, ekzekutivi kosovar kishte nxjerrë një vendim i cili ndalonte shfrytëzimin e veturave zyrtare 24 orë, pa një vendim paraprak nga institucioni përkatës.

“Automjetet zyrtare mund të përdoren 24 orë në ditë nga zyrtarët tjerë të Qeverisë, vetëm në rastet e veçanta me autorizim të veçantë, ku për shkak të specifikave të punës është e domosdoshme përdorimi i automjetit zyrtar. Ky autorizim propozohet nga zyrtari kryesor administrativ dhe aprovohet nga ana e  Kryeministrit apo Ministrit të  ministrisë përkatëse. Autorizimi lëshohet për raste individuale në kohëzgjatje jo më shumë se 72 orë”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.



Related posts